Trend Business Albania 2022 – Dental Med Austria – Një histori suksesi që vazhdon

Trend Business Albania 2022 – Dental Med Austria – Një histori suksesi që vazhdon

Viti 2022 ka qënë jo vetëm një vit sfidash të shumta për bizneset në përgjithësi, gjithashtu ka qënë dhe një vit mundësish për tu evidentuar në morinë e bizneseve në vend. Revista shqiptare Trend ka dhënë një ndër cmimet më interesante dhe me impakt në botën e biznesit dhe impaktit social, cmimin “Business Trend Albania – 2022”, dhe ky cmim i është dhënë klinikës dentare Dental Med Austria për shumë arsye që lidhen me profesionalizmin e vazhduar, me cilësinë e punimeve dhe produkteve të përftuara, organizimit të arrirë nga ana e drejtuesit teknik, stafit të mrekullueshëm të specialistëve të dentistrisë, frymës së përgjithshme bashkëpunuese midis profesionistëve dhe pacientëve që kanë zgjedhur klinikën për të fituar një buzëqeshje dhe shëndet oral të përkryer.

Komunikimi i këtij cmimi ka qënë një surprizë e vërtetë, si për stafin dhe për vetë drejtuesin teknik të klinikës. Një nga ato surpriza që të motivojnë akoma dhe më shumë për të vazhduar dhe përmirësuar veten në nivele të mëtejshme dhe të pazbuluara më parë. Potenciali i individëve që kanë punuar kaq fort si një ekip i mirëfilltë nën një drejtim dhe vizion të qartë të trajtuar nga drejtuesit teknik i klinikës, njëkohësisht dhe kryedoktori i klinikës, Dr. Mentor Zeqja, ka bërë që të ketë një reflektim të gjërë të atyre elementeve që e kanë sjellë klinikën Dental Med Austria në nivelet e asaj që sot evidentohet si një brand jo vetëm kombëtar por edhe në nivele ndërkombëtare, si brand i mirënjohur nga diaspora shqiptare në mbarë botën, edhe në vende si Zelanda e Re, USA, Azi dhe Europë sigurisht.

Kufijtë janë vendosur për tu thyer dhe Dental Med Austria do të vazhdojë të vendosë rekorde të reja dhe trende të reja në të ardhmen, për të transmetuar modelin e mirë të të bërit biznes të suksesshëm duke ruajtur parimet e cilësisë, humanitetit dhe profesionalizmit në nivelet më të larta.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.