A ekzistojne dallime ne cilesine e implanteve dentare? Pergjigja eshte PO!

dental implants?

A ekzistojne dallime ne cilesine e implanteve dentare? Pergjigja eshte PO!

Pyetja qe lind kur flasim per trajtimin me implante dentare eshte nese ka ndonje diference ne cilesi kur zgjedhim njerin apo tjetrin brand.

Duke qene nje material i cili duhet te integrohet me kocken e nofulles ku kryhet nderhyrja kirurgjikale, implanti duhet te jete shume i besueshem, i forte dhe me nje cilesi perpunimi te madhe per ti rezistuar oreve, diteve, muajve dhe viteve te tera te pertypjes se vazhdueshme dhe forces se madhe shtytese qe ndodh ne goje, aty ku perpunohet 100% e ushqimit qe ne konsumojme. Nisur nga kjo e fundit, eshte vene re se shumica e pacienteve i kushtojne pak ose aspak rendesi ketij argumenti, i cili eshte nga me te rendesishmit persa i perket stabilitetit dhe fortesise se nje buzeqeshjeje te shendetshme.

Pema eshte e bukur sepse i ka rrenjet e shendosha, funksionale, dhe te ngulitura mire ne toke. Padiskutim qe implanti dentar eshte nje element shume i rendesishem per tu diskutuar kur duam te ndermarrim hapin per te pasur nje trajtim dentar cilesor. Arsyeja perse individet perpiqen ta anashkalojne si teme diskutimi kete te fundit lidhet me teper me mungesen e tyre te informacionit si dhe tendenca per te eliminuar sa me shume kosto nga trajtimi i tyre dentar.

Shume paciente duan te kene kostot me te uleta dhe ndihen te kenaqur kur klinika ndaj se ciles kane kerkuar information u ofron ate qe ata duan te degjojne. Fatkeqesisht kjo eshte dicka per te cilen duhet ta rimendojme sic duhet pasi kostot me te medha qe ndodhin ne vitet pasardhese nuk jane te shkruara ne kostot e lira te trajtimit dentar.

Ndodh qe per te kursyer ne periudhen afatshkurter, gjendemi perpara faktit qe duhet te ribejme serish trajtimin dentar me implante nga e para. Dhe kjo dyfishon automatikisht kostot kur mund ti kishim vleresuar me ndihmen e mjekeve dhe specialisteve ashtu sic duhej qe ne heren e pare.

Nese flasim per disa nga brandet me te mira ne treg dhe qe ofrojne siguri e garanci te larte, per nje trajtim dentar cilesor e rezultativ, mund te permendim ndoshta nga me te njohurit, Straumann, Nobel Biocare, Biohorizons, Zeros, DentalTech e shume te tjere. Keto jane dhe disa nga brandet te cilet ne ne kliniken Dental Med Travel ofrojme per trajtime te nivelit kirurgji me implante dentare, ne menyre qe te ndiheni plotesisht te kenaqur me investimin qe keni kryer per shendetin tuaj oral.

Specialistet tane do tju mundesojne cdo informacion te nevojshem lidhur me trajtimin tuaj, qe nga konsulta e pare qe do te kryeni, e deri ne perfundim te trajtimin dentar nga ku do te ndiheni plotesisht te sigurte per zgjedhjen tuaj. Ne ju kthejme buzeqeshjen, ju thjesht kini besim ne punen tone.