Implantet dentare dhe kirurgjia: Kur është koha e duhur për të kryer kirurgji?

Implantet dentare dhe kirurgjia: Kur është koha e duhur për të kryer kirurgji?

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Duke në Karolinën e Veriut në vitin 2016, orari ideal për kryerjen e kirurgjisë së lidhur me implantet dentare është nga ora 7 AM deri në orën 12 PM. Kjo për një sërë arsyesh të lidhura me kirurgun dentar i cili do të kryejë trajtimin dentar.

Së pari ndërhyrjet kirurgjikale dentare që kryhen në orët e hershme të mëngjesit kanë një probabilitet më të lartë suksesi për shkak të nivelit të lartë të energjive të ripërtëritura të kirurgut që do të kryejë trajtimin. Duke pasur një mëndje të freskët dhe energji të ripërtëritura, niveli i përqëndrimit gjithashtu do të jetë shumë më i lartë si dhe shancet për të pasur një ndërhyrje perfekte do të jenë gjithashtu shumë të larta.

Nga ana tjetër, duke pasur orët përpara vetes, kirurgu është edhe më i qetë për të trajtuar me kujdes aspektin psikologjik të pacientit duke ruajtur gjithashtu dhe gjendjen emocionale të tij pas efektit të anestezisë. Sa më pak të ngarkuar psikologjikisht dhe emocionalisht, aq dhe më pak rrezik ka për komplikacione që lidhen me anestezinë apo hemoragjinë orale. Dentisti, në këtë rast, kirurgu, është më i predispozuar për të sjellë rezultate të shkëlqyera në punën e tij, në vendosjen e implanteve me precizion të lartë, duke reduktuar tejmase shancet për dhimbjen post-kirurgjikale. Pacienti është prioritari në këtë ekuacion sigurisht, por nuk duhen lënë pas dore dhe kombinacioni midis shqisave, gjymtyrëve, njohurive dhe ekspertizës së një kirurgu dentar për të qënë të suksesshëm në përfundim të trajtimit me implantet dentare.

Koha për të vendosur një implant dentar në nofullën e sipërme apo të poshtme varion nga 15-20 minuta. Duke konsideruar që për trajtimin e një arkade prej 12 implantesh do të nevojiten rreth 2 – 2.5 orë punime, duke përcaktuar një orar të hershëm në kirurgji, ju do të keni mundësinë për të pasur një kohë më të gjatë rehabilitimi post-kirurgjik deri në momentin e fjetjes, të merrni dozat e para të trajtimit të dedikuar me barna medicinale, të shoqëruara dhe me këshilla specifike të nevojshme nga specialisti, dhe pse jo të shijoni orët e mëtejshme të ditës që vijon, duke vizituar atraksione turistike të ndryshme, takuar njerëz dhe duke hequr mëndjen për pak kohë nga trajtimi i sapomarrë në klinikë.

Mbi të gjitha, ilaci më i mirë për të pasur një trajtim dentar të vërtetë është qetësia shpirtërore dhe mendore.